Lionel Mesi është aktualisht një lojtar i lirë dhe pa kontratë.
Barcelona është në situatën që i trembej më shumë teksa i duhet që të punojë sërish me yllin argjentinas për ta bindur që të vazhdojë bashkëpunimin me katalanasit.
E teksa ndodhemi në këtë moment, Wolfsburg ka ardhur me një reagim përpara pak minutash.
Klubi i Bundesligës njofton se një komunikatë zyrtare do të vijë së shpejti për zyrtarizimin e transferimit të Mesit. Sigurisht e thënë kjo mes humorit, ndërsa skuadra gjermane shkruan: “Dëgjuam se dikush mbeti pa kontratë”.