Botërori në “Katar 2022” do të nisë më datën 20 nëntor, por Google tregoi për disa orë radhazi se cilat skuadra do të shkojnë në finale e madhe të turnout.
Nga një pyetje e bërë në motorin e kërkimit, përgjigja e të cili përfshinte emrat e finalistëve që do të kërkojnë të ngrenë lart Kupën në stadiumin “Lusail”.
Nëse kërkoje në Google për “Events Lusail stadium”, përgjigjja ishte se do të zhvillohen gjashtë ndeshjet e fazës së parë të Kupës së Botës, një ndeshje e fazës së 1/8-ave, një tjetër në çerekfinaleve dhe një në gjysmëfinalet. Surpriza u shfaq përgjigjen e ndeshjes finale, pasi Google “zbuloi” do të kishim duelin Brazil – Francë.
Disa orë më vonë, Google korrigjoi gabimin dhe midis rezultateve të kërkimit për “Lusail stadium Events”, Brazili dhe Franca nuk u shfaqen më si finaliste./albeu.com
? Busquen “estadio Lusail eventos” en Google y miren el calendario.
Sí, el 18 diciembre, día de la final de Qatar 2022, ya sale con dos selecciones: Brasil-Francia.
Increíble. ? pic.twitter.com/TBfOnEHLTc
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) September 25, 2022