Merret vendimi se ku do të luhen dy ndeshjet e Champions mes Portos dhe Chelseas

UEFA Champions League pritet që të vazhdoj gjatë javës së ardhshme me super çerekfinalet.

Sot UEFA mori vendimin se dy ndeshjet mes Chelseat dhe Portos do të zhvillohen në stadiumin e Sevillas,.

Për shkak të situatës pandemike Covid-19, UEFA ka marr këtë vendim që këto dy ndeshje të luhen në të njëjtin vend.

Ndeshja e parë mes klubit portugez dhe atij anglez do të zhvillohet më 7 prill (e mërkurë), kurse e dyta më 13 prill (e martë).

Shtuar 30.03.2021 02:03