Është larguar nga ekrani, Adelina Ismaili flet për herë të parë për problemet shëndetësore

Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, nisi para pak kohësh karrierën e saj si prezantuese.Vazhdimësia e emisionit që drejtohej nga Ismaili pati vazhdimësi deri për Vit të Ri dhe që atë periudhë nuk u transmetua më.

Duket se pas kësaj pauze ka pasur një arsye shumë të fortë.

Së fundmi, Adelina ka publikuar në Instagram disa foto të saj, ku shumë nga ndjekësit e pyesin se kur ajo do të kthehet sërish në televizion.Mesa duket kënëgatarja ka përjetuar një periudhë jo shumë të lehtë si pasojë e disa problemeve shëndetësore.

“Më mungon, na e rregullo pak fundjavën aman”, i shkruan një fanse.

“Shpejt…kam pasë probleme shëndetësore (jo Covid). Shpeeeejt”, i shkruan këngëtarja, ku bën të ditur se shumë shpejt do të jetë pjesë e televizionit.

Kujtojmë se Adelina Ismaili u komentua gjatë disa javë më parë për shkak të vendosjes së një varëse në formë kryqi në qafë. Disa nga ndjekësit e përkthyen si një simbol të Serbisë dhe menjëherë nisën të komentonin kundër këngëtares.

“Hajt me hajër kryqi i Serbisë t’koftë”, i komentoi dikush Ismailit.

Mirëpo Adelina nuk e la me kaq dhe ju përgjigj duke u shprehur se kryqi është edhe i Nënë Terezës e se nuk ka lidhje fare me Serbinë. Komentet nga ndjekës të tjerë të saj vijuan më tej, por Adelina nuk preferoi të replikonte gjatë me ta.

 

Shtuar 30.03.2021 02:03