Vetëm 17 minuta gjatë gjithë sezonit, mesfushori pritet të largohet nga Barcelona

Pas një sezoni, mesfushori i Barcelonës, Matheus Fernandes pritet të largohet pasi është aktiviuar vetëm 17 minuta.

Braziliani u bashkua me ekipin katalan nga Palmeries për 7 milion euro dhe menjëherë u huazua te Real Valladolid ku bëri vetëm 3 ndeshje.

Mesfushori ka kontratë në “Camp Nou” deri në vitin 2025 edhe pse ka shumë gjasa që ky edicion të jetë i fundit.

Sipas Mundo Deportivo, Fernandes nuk ka vend në planet e Barcelonës dhe problemi është të gjendet blerësi.

Fernandes ka zhvilluar vetëm 17 minuta për Barcelonën ndaj Dynamo Kiev dhe nuk ka luajtur fare këta katër muajt e fundit.

Shtuar 30.03.2021 02:03