UEFA Champions League pritet që të vazhdoj gjatë javës së ardhshme me super çerekfinalet.
Sot UEFA mori vendimin se dy ndeshjet mes Chelseat dhe Portos do të zhvillohen në stadiumin e Sevillas,.
Për shkak të situatës pandemike Covid-19, UEFA ka marr këtë vendim që këto dy ndeshje të luhen në të njëjtin vend.
Ndeshja e parë mes klubit portugez dhe atij anglez do të zhvillohet më 7 prill (e mërkurë), kurse e dyta më 13 prill (e martë).