Barcelona pranë zyrtarizimit të rinovimit të Raphinhës deri në vitin 2030

Barcelona pritet të mbyllë gjatë kësaj jave marrëveshjen e re me kapitenin Raphinha, duke e lidhur sulmuesin brazilian me klubin katalanas deri në qershor të vitit 2030.

Të lidhura

None found

Sipas “Tot Costa” të Catalunya Radio, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Marrëveshja e re do ta zgjasë bashkëpunimin me dy vite, pasi kontrata aktuale e Raphinhës skadon në vitin 2028.

Ky zhvillim vjen pas paraqitjeve të shkëlqyera të brazilianit në fillim të sezonit, nën drejtimin e Hansi Flick. Në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet, ai ka shënuar 14 gola dhe ka regjistruar tri asistime.

Me 12 gola, Raphinha është aktualisht golashënuesi më i mirë i La Ligës. Statistikat e tij dëshmojnë ndikimin e madh në repartin ofensiv dhe rolin e rëndësishëm që ka marrë në formacionin e Barcelonës.

29-vjeçari ka shfaqur më parë dëshirën për të vazhduar për një periudhë të gjatë në “Camp Nou”, ndërsa ka deklaruar edhe synimin për ta përfunduar karrierën me fanellën e Barcelonës.

Kontrata e re pritet ta mbajë Raphinhën në klub deri në moshën 33-vjeçare. Ky rinovim do të jetë një tjetër shenjë e besimit të Barcelonës ndaj lojtarit që është kthyer në një prej protagonistëve kryesorë të skuadrës së Flick.

Raphinha u transferua te Barcelona në vitin 2022 nga Leeds United dhe, që prej atëherë, është konsoliduar si një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit në fazën e sulmit.


Shtuar më 5.10.2026 21:57

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyaljojobet girişjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobetdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel giriş