Më shpejt se sa pritej, Mkhitaryan lojtari më i ri i Interit

Para pak minutash mediat italiane shkruanin se Inter ka paraqitur një ofertë zyrtare për Mkhitaryan, dhe tashmë raportohet se marrëveshja është arritur.

Armenit i skadon kontrata në 30 qershor me Romën dhe më pas do të veshë fanellën e Interit. Akordi u arrit për një kontratë 2-vjeçare dhe me një pagë 3,5 milionë euro në sezon, ku përgjigjia e Mkhitaryan ishte e menjëhershme pozitive.

Të lidhura

None found

Pasi të jenë tejkaluar ekzaminimet mjekësore që do të zhvillohen ditët në vijim, Simone Inzaghi do të ketë një përforcim shtesë në zonën qendrore të mesfushës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.05.2022 14:46