Mbrëmje speciale për Benzema në Champions, vetëm dy lojtarë si ai

Një mbrëmje shumë speciale ajo e mbrëmshja për Karim Benzema në Champions, i cili ka arritur të shënojë emrin me germa të arta në këtë kompeticion.

Më golin i cili hapi ndeshje ndaj Atalantës, Benzema bëhet lojtari i tretë që  ka shënuar për 17 vite radhazi në Champions.

Ai ndan rekordin me Raul (nga 1995 në 2011) dhe Lionel Messi (2005- 2021 edhe për argjentinasin).

Më i vonuar, në këtë rast, Ronaldo, i cili shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në 2006 dhe deri në vitin 2021, por që ka përshëndetur kompeticionin e lartë kontinental “thatë” pasi këtë vit nuk arriti të shënonte në të dy ndeshjet ndaj Portos.

Më i vonuar, në këtë rast, Ronaldo, i cili shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në 2006 dhe deri në vitin 2021, por që ka përshëndetur kompeticionin e lartë kontinental “thatë” pasi këtë vit nuk arriti të shënonte në të ndeshjet ndaj Portos. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 08:35