Abramovic gati të bëjë çmendurinë e radhës, këtë herë për Haaland

Presidenti i Chelsea, Roman Abramovic duket se e ka kthyer në sfidë personale nënshkrimin e me yllin norvegjez të Dortmundin, Haaland.

Pavarësisht se Chelsea një herë këmbënguli se ata kurrë nuk do të bënin më biznes me agjentin e Haaland Mino Raiola.

Blutë e Londrës patën një ‘përleshje’ me Raiola për Romelu Lukaku, i cili u bashkua me Manchester United në vend të tyre në 2017.

Ata besuan se kishin fituar garën për të nënshkruar me yllin e Belgjikës dhe nuk ishin të impresionuar kur ai përfundoi në United.

Ironikisht, të dy klubet tani janë vendosur të garojnë për sensacionin e Borussia Dortmund Haaland, i cili është gjithashtu objektivi kryesor i United.

Çdo lëvizje për Haaland, i cili ka 31 gola në 30 ndeshje këtë sezon, varet nga Chelsea që do të përfundojë në katër të parët pasi ai dëshiron të bashkohet me një ekip të Champions League.

Është gjithashtu e komplikuar nga fakti se Manchester City, Real Madrid, Bayern Munich dhe Barcelona janë të gjithë duke ndjekur sulmuesin e Norvegjisë./

Shtuar 17.03.2021 08:03