Pablo Marí jetoi një nga ditët më të këqija të jetës së tij, pasi ai (së bashku me katër persona të tjerë me njëri prej tyre humbi jetën ) u sulmua për vdekje me thikë nga një 46-vjeçar me probleme mendore në një qender tregtare.
Mbrojtësi spanjoll, i cili luan te Monza si i huazuar nga Arsenali, u godit me thikë në shpinë, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Mirëpo, ai iu nënshtrua një operacioni të nevojshëm dhe pritet që brenda një kohe të shkurtër t’i rikthehet stërvitjeve, ndërkohë që ka dërguar një mesazh për të gjithë botën.
“Pas kohëve të vështira që kaluam dje, si familja ime ashtu edhe unë duam t’ju bëjmë me dije se për fat të mirë jemi të gjithë mirë pavarësisht rrethanave dhe vlerësojmë të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë që po marrim”. /G.D albeu.com/