Kylian Mbappe i komunikoi PSG-së, në një takim me presidentin Al-Khelaïfi, dëshirën e tij për të shkuar te Real Madrid dhe se ai nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën.
Takimi, megjithatë, nuk ndryshoi aspak planet e kompanisë parisiene, e cila nuk është e gatshme ta lërë atë të largohet pavarësisht rrezikut për ta humbur atë në një vit me një transferim falas.
Ishte e padobishme që kampioni francez t’i kujtonte menaxherit të lartë marrëveshjen e 4 viteve më parë, kur, me nënshkrimin e kontratës, u vërtetua se klubi nuk do të vinte veton ndaj çdo gatishmërie për të ndryshuar skuadër.
Mbbape ndihet i tradhtuar dhe po bindet gjithnjë e më shumë për të shkuar te ekipi i Ancelottit. Sidoqoftë, ai me siguri nuk do të beje mur me klubin dhe do të sillet si profesionist deri në fund të sezonit, kur asgjë nuk mund ta pengojë atë të transferohet te Real.
As ardhja e Messit në Paris nuk i ka ndryshuar mendje kampionit francez, i cili absolutisht dëshiron të përmbushë ëndrrën e tij dhe, duke qenë se në Madrid e duan atë me çdo kusht, ai është i sigurt se, herët a vonë, dasma do të zhvillohet.
Në të gjithë këtë, megjithatë, ka fjalë të rënda të trajnerit të PSG, Pochettino, i cili e largon sulmuesin nga tregu i transferimeve:
“Kylian është lojtari ynë. Unë nuk e shoh atë të na lërë këtë sezon. Edhe nëse ai nuk e zgjat kontraten ai mbetet lojtar i PSG -së”.
Deklarata që lënë pak vend për imagjinatën.