Mbappe, Haaland, Benzema dhe Vini Jr, a mund të luajnë së bashku?

Real Madridi ka plane të mëdha përpara merkatos të verës. Mesazhi nga Valdebebas është i qartë dhe, siç tha MARCA të martën e kaluar, është një rast i “gjithçka në sulm” për Los Blancos.

MARCA raportoi se Real Madridi po konsideron nënshkrimin e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, duke bashkuar dy nga lojtarët më të mirë në botë për të udhëhequr linjën e tyre të sulmit për vitet në vijim.

Nënshkrimi i dyfishtë do të ishte një tronditje për futbollin botëror dhe Carlo Ancelotti do të duhej të gjente një mënyrë për ta bërë atë të funksionojë, por pa harruar Karim Benzema dhe Vinicius Junior, të cilët po tërheqin Realin këtë sezon.

Ancelotti nuk është i panjohur për të menaxhuar talente sulmues. Në AC Milan ai kishte në ekipin e tij Andriy Shevchenko, Filippo Inzaghi dhe Jon Dahl Tomasson. Më pas kësaj treshe iu bashkuan Hernan Crespo, Christian Vieri dhe Ronaldo Nazario.

Por a mund të luajnë Haaland, Mbappe, Benzema dhe Vinicius të gjithë së bashku?

Haaland jeton në zonën e penalltisë, ndërsa Mbappe mund të luajë kudo në pjesën e përparme. Vinicius është në maksimumin e tij në të majtë dhe Benzema pëlqen të endet për të krijuar. Pra, përshtatja më e natyrshme mund të ishte të kishte Haaland si nr.9, Benzema pas tij, Vinicius në të majtë dhe Mbappe në të djathtë.

Por a mund ta ndihmojë mesfusha këtë repart sulmues?

Që kjo katërshe sulmuese të funskionojë në mënyrën më perfekte të mundshme duhet një mesfushë perfekte gjithashtu.

Modriç, Casemiro dhe Toni Kroos janë më të mirët në qarkullim dhe janë të aftë të bëjnë këtë katërshe të bëhet më e frikshmja në futbollin e luajtur ndonjëherë./ h.ll/albeu.com