Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga loja në minutën e 87’të.
Paris Saint Germain ka shënuar fitore 3 me 1 kundër Metz, me dy gola nga Mbappe dhe një nga Icardi.
Në minutën e 87’të, Mbappe pësoi një lëndim në kyçin e këmbës dhe u detyra të largohet nga loja.Nuk dihet ende shkalla e lëndimit, por trajnerit Pochettino i ka hyrë frika – pasi skuadra e PSG-së të mërkurën luan ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.