Martini: Më vjen turp për humbjen, nuk kemi karakterin e vjetshëm

Teuta pësoi humbjen e dytë radhazi dhe trajneri Edi Martini në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh:

“Krijuam raste në pjesën e parë, por nuk shënuam. Janë ndeshje që duhet të fitohen, më vjen turp nga kjo humbje sot. Kisha besim se do e kthenim lojën kur ishim 0-1.

Qendra e mbrojtjes është problemi, por pas gabimit që bëmë te goli i dytë, normalisht ndihet shumë keqardhje.

Pashë një pjesë të dytë që nuk ishim në ritmin e duhur. Ishte si nata me ditën krahasuar me ndeshjen me Tiranën, më vjen keq. Kishim shpirt dhe grintë me Tiranën, më duket sikur lojtarët e menduan të fituar ndeshjen sot.

Karakteri i skuadrës nuk është i vjetshmi, mungon edhe agresiviteti dhe gjendja fizike. Ka shumë gjëra për t’u rregulluar”. / h.ll/albeu.com


Shtuar 23.12.2021 19:41