Kërcënim për Bashën? Berisha ndan foton e demokratëve me maska (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një fotografi në Facebook të disa personave që mbajnë maska anti-covid.

Berisha thotë se ata janë demokratët e Kombinatit të cilët kanë sakrifikuar shumë për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën.

Në mesazhin që Berisha pretendon se ata i kanë dërguar, thuhet se ata janë gati të sakrifikojnë edhe më shumë për Berishën dhe PD tani.

Njoftimi i Berishës:

Mesazh nga demokratet e Kombinatit!

“Doktor ju pershendes!

Jemi nje grup demokratesh nga dega 6 e PD Kombinat.

Deri dje ishim mbeshtetes dhe rojtar te votes se Partise Demokratike dhe Lulzim Bashes.

Sot per ate ne jemi ”kriminel“ i kujtojme Lul Braves se ate qe kemi bere per ju do ta bejme shumefish dhe sa te kemi jete per Partine Demokratike dhe Sali Berishen. Rrofte Partia Demokratike”

Mirenjohje te pakufishme demokrateve te Deges 6 dhe te mbare Shqiperise. Sb/albeu.com/


Shtuar 23.12.2021 19:45