Martinez dha dorëheqjen, trajneri i njohur nuk mohon mundësinë për të qenë tekniku i belgëve

Mes kandidatëve për stolin belg është edhe Louis Van Gaal, i cili do të largohet nga Holanda pas Kupës së Botës.

Trajneri holandez nuk ua mbyll dyert “Djajve të Kuq”, sidomos tani që edhe Martinez dha dorëheqjen nga kombëtarja e Belgjikës.

“Mendoj se Belgjika është një vend shumë i mirë me njerëz miqësorë. Ka një vend të mrekullueshëm, më pëlqen”, është shprehur Van Gaal./h.ll/albeu.com


Shtuar 2.12.2022 16:01