Mancini: Shqipëria bëri një ndeshje të mirë, janë lojtarë të talentuar, luajnë në Serie A

Pas miqësores Shqipëri-Itali të përfuduar me rezultatin 1-3, trajneri i axurrëve, Roberto Mancini foli në SuperSport aty ku komplimentoi skuadrën kuqezi, teksa ndër të tjera u shpreh lidhur edhe me të ardhmen e mbrojtësit Leonardo Bonucci.

Përshtypja për skuadrën e Rejas? “Është një skuadër e mirë, e dinim këtë, Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, i bëj komplimenta. I falenderojmë që na ftuan për këtë miqësore”.

Të lidhura

None found

Kush zëvendëson Bonuccin? “Kemi mbrojtës të mirë, kemi lojtarë të ndryshëm. Bonucci është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mancini./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.11.2022 07:57