Mancini grumbullon lojtarët për miqësoren ndaj Shqipërisë, nuk kursen yjet e futbollit

Kombëtarja italiane po përgatitet për dy testet e fundit të vitit 2022, miqësoret me Shqipërinë e cila do ta luhet më datë 16 nëntor, ora 20:45 në stadiumin Air Albania dhe ndaj Austrisë në Vienë.

Këto dy miqësore do të ndihmojnë shumë Italinë për në 2023 që premton të jetë plot angazhime për të kaltërit e Mancinit. Në mars janë kualifikimet për UEFA EURO 2024 dhe në qershor takimi në Nations League.

Roberto Mancini ka thirrur 31 lojtarë, të cilët do të mblidhen të dielën në qendrën stërvitore. Mancini ka thërritur Federico Chiesa, i cili sapo është kthyer nga një dëmtim i gjatë.

Shqipëri-Itali

Italia dhe Shqipëria janë përballur vetëm 3 herë deri më tani dhe përballja direkte ka ndër të tjera një traditë të kohëve të fundit. Ndeshja e parë mes dy kombëtareve daton në vitin 2014, miqësore në Genova e fituar nga të kaltërit 1-0. Më pas dy të tjerat për kualifikueset e Botërorit 2018, me sukses të dyfishtë për Italinë.

Lojtarët e thërritur nga Roberto Mancini:

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Empoli);

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Emerson Palmieri (West Ham), Federico Gatti (Juventus), Pasquale Mazzocchi (Salernitana), Giorgio Scalvini (Atalanta), Rafael Toloi (Atalanta);

Mesfushorët: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolò Fagioli (Juventus), Davide Frattesi (Sassuolo), Fabio Miretti (Juventus), Matteo Pessina (Monza), Samuele Ricci (Torino), Sandro Tonali (Milan), Marco Verratti (Paris Saint Germain);

Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Wilfried Gnonto (Leeds), Vincenzo Grifo (Fribourg), Simone Pafundi (Udinese), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Napoli), Gianluca Scamacca (West Ham), Nicolò Zaniolo (Roma)./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.11.2022 08:03