Ramiz Lladrovci flet për “Bota sot” pas deklaratës së Xhavit Halitit për bashkëpunim VV-PDK

Xhavit Haliti, ish-deputet i PDK-së, ka vlerësuar se kjo parti nuk duhet ta heqë nga diskutimi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kishte bërë të ditur se subjekti që drejton do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë. Me këtë qëndrim, ai kishte lënë të nënkuptohej se PDK-ja nuk synon një koalicion me LVV-në.

Lidhur me këtë çështje, kryetari i Drenasit dhe anëtari i PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka thënë për “Bota sot” se interesi i Kosovës duhet të jetë përparësia kryesore e politikës.

Sipas tij, të gjitha partitë duhet ta kenë Kosovën si prioritet, ndërsa liderët politikë duhet ta kuptojnë se shteti ka më shumë vlerë se cilado formulë apo marrëveshje koalicioni.

Lladrovci kërkoi si nga lideri i tij, ashtu edhe nga drejtuesit e tjerë politikë, që të tregojnë qartë nëse janë për Kosovën, pasi, sipas tij, nëse përgjigjja është pozitive, arritja e një mirëkuptimi bëhet e lehtë. Ai theksoi gjithashtu se pritja duhet të marrë fund, duke përdorur shprehjen “mjaftë është mjaftë”.

Kryetari i Drenasit shprehu kritika edhe për mënyrën se si është zhvilluar politika ndër vite, duke vlerësuar se partitë politike nuk kanë qenë gjithmonë në nivelin e përgjegjësive të tyre.

Ai tha se egoja është vendosur shpesh mbi çdo gjë tjetër dhe se hakmarrja e ndërskëmsat politike kanë prodhuar ide abstrakte, të shkëputura nga nevojat e qytetarëve dhe nga interesat e shtetit.

Në përfundim, Lladrovci paralajmëroi se Kosova vazhdon të jetë shtet në proces dhe ende përballet me çështje të pambyllura. Sipas tij, çdo ngecje ka kosto për vendin, ndërsa “historia nuk falë”.


Shtuar 21.07.2026 01:52

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet