Franca kryeson mes turistëve të huaj në Shqipëri, ja prej cilave vende mbërrijnë vizitorët

Një sondazh i Data Centrum, i trajtuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ka evidentuar shtetësinë e turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë.

Në studim janë përfshirë 1000 turistë. Të dhënat tregojnë se 83% e të anketuarve vijnë nga shtetet e Europës, 8% nga Azia, 3% nga Oqeania, 3% nga Amerika e Veriut, 2% nga Amerika e Jugut dhe 1% nga Afrika.

Të lidhura

None found

Në renditjen sipas vendeve, Franca mban vendin e parë me 17% të turistëve të intervistuar. Pas saj pozicionohet Italia me 13%, ndërsa Gjermania përfaqësohet me 12%.

Një tjetër 12% e pjesëmarrësve është grupuar në kategorinë “të tjerë”. Këtu bëjnë pjesë vizitorët nga shtete që kanë pasur përfaqësim më të ulët në kampionin e sondazhit.

Lista vijon me Mbretërinë e Bashkuar, nga e cila vijnë 8% e të anketuarve, Poloninë me 6% dhe Holandën me 4%.

Spanja, Turqia dhe Australia përfaqësojnë secila nga 3% të turistëve të përfshirë në sondazh.

Belgjika, Danimarka, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Republika Çeke regjistrojnë secila një nivel prej 2%.

Ukraina, Lituania, Kanadaja, Arabia Saudite, Austria, Brazili, Estonia dhe Zvicra përbëjnë secila nga 1% të të intervistuarve.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet