Chelsea duket se ka filluar të punojë për identifikimin e objektivave të mundshëm për afatin kalimtar të verës, pasi nuk ka shpenzuar fare në janar.
Sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, blutë janë ndër klubet e shumta të Ligës Premier të interesuara për nënshkrimin e portierit shqiptar me pasaportë gjermane që aktualisht është pjesë e Ajaxit, Diant Ramaj gjatë verës.
Megjithatë, Arsenali dhe Manchester United kanë treguar gjithashtu interes për Ramajn – i cili ka qenë i rregullt për ekipin e Eredivisie.
Gardiani ka bërë 26 paraqitje për skuadrën e Ajaxit, duke qenë në gjendje të mbajë portën e paprekur në 26 ndeshje dhe duke pranuar 42 gola.
Megjithatë, 22-vjeçari ka impresionuar me aftësinë e tij për ndalimin e gjuajtjeve dhe paraqitjet e shkëlqyera që kanë tërhequr vëmendjen e Chelseat. Ai ka ruajtur një përqindje prej 68.9 për qind të pritjeve dhe është gjithashtu i shkëlqyeshëm me shpërndarjen e topave me këmbë, mesatarisht mbi 50 prekje për lojë.
Blutë tashmë kanë një repart portierësh mjaft të grumbulluar, me Djordje Petrovic që bën një punë mjaft solide në mungesë të Robert Sanchez.
Përveç këtyre dyve, Chelsea do ta ketë sërish në skuadër edhe Kepa Arrizabalaga pas rikthimit të tij nga huazimi i Real Madridit në verë.