Manchester City sfidon Chelsea për Rafael Leao

E ardhmja nuk dihet ende për Rafael Leao, pavarësisht se Paolo maldini ka thënë se është mjaft i sigurt për rinovimin e sulmuesit portugez me Milanin.

Sipas “Corriere dello Sport”, përveç Chelsea në gjurmët e tij është edhe Manchester City.

Për momentin, City sapo ka filluar të marrë informacione për dosjen e Leao, por miratimi i Guardiolës ka ardhur dhe tashmë drejtuesit e Manchester City do të futen seriozisht për shërbimet e portugezit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.09.2022 16:08