Lukaku gol e asist në ndeshjen e 100 me Belgjikën (VIDEO)

Romelu Lukaku ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër, në ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Belgjikës.

Belgjika triumfoi 3-0 në shtëpi ndaj Republikës Çeke në Grupin E të eliminatoreve për Botërorin 2022.

Lukaku realizoi golin e parë në minutën e 8-të, ndërsa asistoi golin e tretë që u shënua nga Alexis Saelemaekers në minutën e 65-të. Eden Hazard në minutën e 41-të realizoi golin e dytë të Belgjikës.

Belgjika pas pesë ndeshjeve ka 13 pikë dhe kryeson grupin, ka gjashtë pikë më tepër se Çekia që zë vendin e dytë.

Uellsi është i treti me gjashtë pikë nga tri ndeshje./albeu.com/


Shtuar 5.09.2021 22:55