Luis Enrique i shokuar nga vendimi i VAR

Një tjetër vendim surprizë i VAR-it. Pas ndeshjes së humbur nga Spanja kundër Japonisë (2-1), Luis Enrique u duk i shtangur nga vendimi i organit të arbitrazhit për të dhënë golin e dytë japonezëve, kur topi dukej se ishte larguar nga zona e lojës. Më treguan një foto. Por nuk mund ta besoj që kjo foto është e vërtetë, duhet të jetë false ose montazh! Ndryshe nuk është e mundur”.

“Nuk guxoj ta besoj këtë foto dhe nuk do të jap mendimin tim, është më mirë! Ndjeva se diçka e keqe po ndodhte kur VAR-i mori kaq shumë kohë për të vendosur”, komentoi trajneri iberik. Mbetet fakt se ky vendim ka rëndësinë e tij, duke e çuar Spanjën nga vendi i parë në të dytin në grupin e tyre, duke i shkaktuar eliminimin indirekt të Gjermanisë. /G.D albeu.com/


Shtuar 2.12.2022 14:21