Luante me Vllazninë, dënohet me 30 vite burg 26-vjeçari

Është dënuar me 30 vite burg ish-futbollisti i “Vllaznisë”, Sahmet Lushaj 26 vjeç i akuzuar për vrasje, dhunë dhe trafik droge.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Sahmet Lushaj akuzohet për vrasjen e Avdyl Nuhiallari, i cili u vra më 20 maj 2020 në Cenon të Francës.

26-vjeçari me kombësi shqiptare është dënuar me 30 vjet burg dhe i është ndaluar përgjithmonë hyrja në territori francez.

Edhe pse ish-futbollisti vazhdimisht ka mohuar të jetë autori i kësaj ngjarje, faktet e paraqitura kanë treguar të kundërtën.

Sahmet Lushaj kishte shkuar në Cenon së bashku me të vëllanë për të diskutuar për një borxh.

Për shkak se nuk kanë gjetur personin e duhur ata kanë nisur të debatojnë me Avdyl Nuhiallarin, 52 vjeç.

Gjatë debatit 26-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar 52-vjeçarin për vdekje.

Gjatë hetimeve ka dalë në dritë se 26-vjeçari akuzohet për trafikim droge dhe armëmbajtje pa leje.


Shtuar 31.05.2024 16:43