Lotito ultimatum mesfushorit Milinkovic-Savic, rinovim kontrate ose largohu

Gazeta “Il Tempo” bën një pasqyrë të së ardhmes së Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori i Lazios sot ka një kontratë që skadon në vitin 2024 dhe kjo kërkon disa reflektime.

Presidenti Lotito, i ka bërë të qartë mesfushorit serb se ka vetëm dy mundësi, rinovim kontrate ose largim nga klubi.

Nëse do të vendosë të largohet, klubi e vlerëson lojtarin minimalisht me 70 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.04.2022 14:40