Lorik Cana ishte i deleguari për të hedhur shorteun e çerekfinaleve të Conference League.
Pasi mbaroi shorteu, Cana u intervistua nga “Sky”, ku komentoi shortin.
“Jetoj në Romë me familjen time, jam i rrethuar nga Roma. Ndeshja e parë ishte një makth për Romën, por për mendimin tim do të shohim një tjetër ekip këtë herë. Marseille është një ndër favoritët për të fituar trofeun,unë bëj tifo për ta, por shpresoj që edhe Roma të shkojë në finale.”/ h.ll/albeu.com