Tesla ka vendosur më në fund një datë për prezantimin e Roadster-it, modelit që u zbulua fillimisht në vitin 2017.
Të lidhura
None found
Aktiviteti është parashikuar të zhvillohet më 1 tetor 2026 në Waco, Texas. Kompania u ka dërguar ftesa personave që e kanë rezervuar automjetin.
Zgjedhja e Waco-s ka tërhequr vëmendje edhe për distancën e afërt me impiantin e SpaceX në McGregor.
Kjo rrethanë ka nxitur sërish hamendësimet për planin e Elon Musk që Roadster-i të pajiset me shtytës raketorë. Sipas pretendimit, makina mund të përshpejtojë deri në 96 km/h për rreth 1.1 sekonda.
Megjithatë, Tesla nuk e ka pohuar një mundësi të tillë.
Që prej prezantimit të parë, Roadster-i është shtyrë në disa raste, ndërsa nisja e prodhimit pritet tani gjatë vitit 2027 ose 2028 në Texas.
