Manu Trigueros, lojtari i Villarrealit, është bërë viral në internet me fotot e tij gjatë pushimeve verore që po kalon me familjen e tij.
Djaloshi edhe pse i ka të gjitha mundësitë financiare për të shijuar pushime luksoze në ndonjë jaht apo në ndonjë ishull magjik, spanjolli ka vendosur të veprojë ndryshe nga të tjerët.
Të lidhura
None found
Një nga momentet e tij që po kalon pushimet verore, shihet i ulur në tavolinë e i veshur me kanatjere të bardhë, duke shijuar një pjatë gjellë nga duart e mamasë së tij dhe një gotë verë.

Në foton tjetër ai gjendent në një plazh publik, në Playa de Benicasim, me vajzën e tij pranë bregut të detit, ku duket qartë se ka ngulur çadrën e tij të plazhit në rërë dhe një copë të shtruar në tokë për të qëndruar.

“Kur arrita për testet, shokët e skuadrës më tallën pak për fotot e mia të postuara, por unë i marrë me shaka dhe sportivitet. Fotoja ime duke ngrënë një pjatë gjellë në Talaveram në psikun e vapës, tërhoqi shumë vëmendje. Sidoqoftë, gjella e nënës sime është shumë e mirë.
Mua nuk më pëlqen të vendos foto jahtesh e gjërash luksoze në rrjetet e mia sociale. Verën e kam shijuar shumë kështu në mënyrën time, më shumë se kushdo tjetër”, është shprehur Trigueros./ h.ll/albeu.com
