Liverpooli tronditet sërish në ‘Anfield’, humb ndaj Crystal Palace

Liverpooli ka humbur në shtëpi nga Crystal Palace me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 32-të të Ligës Premier.

Në rastin e parë të mirë në ndeshje, mysafirët arritën që të shënonin, kur Tyrick Mitchell asistoi te Eberechi Eze që shënoi për 1-0.

Liverpooli u hodh në sulm dhe prodhoi shumë në pjesën e parë, duke rrezikuar me Luis Diaz që humbi një rast shumë të mirë.

Pas tij në minutën e 35-të, Mo Salah humbi një rast të mirë para porte.

Rastin e fundit në pjesën e parë e kishin mysafirët që rrezikuan me Jean-Philippe Mateta, por pa sukses.

Edhe në pjesën e dytë, Reds në kërkim të barazimit krijuan disa raste.

Darëin Nunez gjuajti fortë nga afër, por portieri mysafir Henderson me fat priti gjuajtjen e tij.

Virgil van Dijk dhe Diogo Jota po ashtu kishin raste të mira për të shënuar, por që nuk gjetën rrjetën.

Në minutën e 87-të, ishte Harvey Eliott që gjuajti me kokë, por edhe kësaj radhe në skenë doli Dean Henderson që priti gjuajtjen.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Liverpooli mori një humbje tjetër të rënë pas asaj ndaj Atalantas, e kjo e sotmja mund t’i kushtojë me titullin e kampionit.

Aktualisht skuadra e Jurgen Klopp gjendet në vendin e tretë me 71 pikë, dy më pak se Man City dhe me pikë të barabarta me Arsenalin që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/


Shtuar 14.04.2024 18:04