Liverpool mbyll nënshkrimin e Luis Diaz për 60 milion euro

Kur gjithçka dukej se Luis Diaz do të nënshkruante me Tottenhamin, Liverpool ka marrë drejtimin në operacion. Kolumbiani ka një marrëveshje verbale me Reds dhe e vetmja gjë që mungon është marrëveshja me Porton.

Sipas informacioneve të TodoFichajes, Liverpool do t’i paguajë klubit portugez rreth 45 milion € + 15 milion € dhe do të bëhet një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkato dimërore.

Luis Diaz planifikon të zbarkojë në Liverpool në ditët në vijim për të kaluar ekzaminimin përkatës mjekësor dhe për të përfunduar detajet përfundimtare të marrëveshjes. Nënshkrimi i kolumbianit plotëson kështu kërkesën e Jürgen Klopp, i cili kishte nevojë për një anësor për të mbuluar mungesat e Salah dhe Mane për shkak të Kupës së Afrikës./albeu.com


Shtuar 29.01.2022 17:32