Të shtunën vëmendja do të jetë te Kombëtarja shqiptare, e cila kërkon të bëjë një tjetër hap drejt kreut. Kuqezinjtë udhëtojnë sonte drejt Helsinkit, ku të nesërmen do të përballen me Finlandën në stadiumin “Olympic”, në një takim që nis në orën 20:45.
Të lidhura
None found
Fitorja në dy ndeshjet e para, që i ka siguruar Shqipërisë 6 pikë, ka shtuar besimin brenda skuadrës. Objektivi i kuqezinjve është forcimi i pozicionit të parë dhe rritja e mundësive për ngjitjen në Ligën B. Grupi është pothuajse i plotë, me përjashtim të Luis Hasës, për gjendjen shëndetësore të të cilit është dhënë njoftim.
Trajneri Rolando Maran mund të ketë në dispozicion edhe Klisman Cakën, rikthimi i të cilit përbën një lajm të mirë për skuadrën. Në tërësi, ekipi është gati dhe në gjendje optimale për të kërkuar një rezultat pozitiv në transfertë, ku Shqipëria nuk ka fituar prej shumë vitesh.
