Fabricio Ravaneli i thuri elozhe Edon Zhegrovës, ndërsa fliste për “Tuttosport”. Legjenda e Juventusit zbuloi se ka folur me trajnerin Spaleti për sulmuesin e Kosovës.
Mbështet publikisht Zhegrovën, por Ravaneli ndërkohë kritikon të tjerë. Ish-sulmuesi shënjestron lojtarët që kthejnë topin prapa.
Të lidhura
None found
“Gjithmonë kam qenë i dashuruar me Zhegrovën. Shumë herë kam diskutuar me Spaletin për mënyrën se si duhet përdorur. E njoh mirë trajnerin dhe e di që është një ‘çekiç’ (në kuptimin pozitiv) me lojtarët e tij. Por ky është një lojtar që në momente të caktuara duhet lënë më i qetë.
Ka një cilësi të jashtëzakonshme dhe një forcë që duhet t’i bëjë të gjithë ta falin kur, herë pas here, bën gabime ose nuk angazhohet në fazën mbrojtëse.
Nëse Zhegrova humbet disa topa, kjo ndodh sepse vazhdimisht rrezikon me aksionet e tij. Ai dëshiron të jetë vendimtar. Në Serie A shoh shumë lojtarë që marrin topin dhe e pasojnë mbrapa. Kështu mund të luaja edhe unë në moshën 58-vjeçare”, u shpreh Ravaneli.

