Ursula von der Leyen viziton Shkupin, njoftohet kufizim i qarkullimit në disa rrugë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shkup, në kuadër të udhëtimit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp, ajo do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Hristijan Mickoski. Pas takimit, të dy pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Para vizitës së zyrtares evropiane, Mickoski deklaroi se Qeveria mbetet e gatshme për dialog dhe për gjetjen e një zgjidhjeje. Ai i hodhi poshtë pretendimet e opozitës se ekzekutivi po e bllokon integrimin evropian për shkak se nuk po i hap, ose nuk po i pranon, ndryshimet kushtetuese.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe po ashtu janë të qarta edhe argumentet tona. Jemi të gatshëm të bisedojmë, të debatojmë dhe në fund të gjejmë një zgjidhje”, tha Mickoski.

Gjatë vizitës në Shkup, von der Leyen do të takohet gjithashtu me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova në Vila Vodno. Në fokus do të jenë perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, si dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Një pjesë e diskutimeve pritet t’i kushtohet edhe mosmarrëveshjes me Bullgarinë dhe mënyrave për zgjidhjen e saj.

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski deklaroi para mbërritjes së presidentes së Komisionit Evropian se Maqedonia dëshiron një marrëveshje me Bullgarinë që do t’i japë parashikueshmëri procesit të integrimit evropian.

Gjatë qëndrimit të Ursula von der Leyen në kryeqytet, në disa rrugë të Shkupit do të zbatohet një regjim i veçantë trafiku./Telegrafi/


sultanbeyli escortjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet