Mbi trefishin e mesatares së BE-së, Shqipëria e Kosova me humbjet më të larta të energjisë në Ballkanin Perëndimor

Gati një e pesta e energjisë së futur në rrjetin elektrik shqiptar nuk arrin te konsumatori final, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me humbjet më të larta të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Në periudhën 2023-2024, humbjet arritën në 19.4% të energjisë së injektuar në rrjet, më shumë se trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 6%.

Të lidhura

None found

Në të njëjtën kohë, kostoja e energjisë elektrike për bizneset shqiptare është afruar ndjeshëm me nivelin e BE-së, duke krijuar një kontrast mes efikasitetit të dobët të rrjetit dhe çmimeve relativisht konkurruese për konsumatorët jofamiljarë.

Të dhënat janë pjesë e Raportit të Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026, të OECD-së i cili analizon ndër të tjera efikasitetin e infrastrukturës energjetike dhe kostot e energjisë për bizneset.

Në Ballkanin Perëndimor, humbjet mesatare të energjisë në rrjet ishin 15.2% në 2023-2024, ose rreth 2.5 herë më të larta se mesatarja e BE-së dhe dukshëm mbi nivelin prej 9.2% të vendeve fqinje të BE-së të përdorura nga OECD për krahasim.

Shqipëria, me 19.4%, qëndron dukshëm mbi mesataren rajonale. Vetëm Kosova ka humbje më të larta, me 21.9%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina regjistron nivelin më të ulët në rajon, 10.4%.

OECD e mat treguesin si pjesën e energjisë së injektuar në rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes që nuk arrin te përdoruesit fundorë.

Humbjet reflektojnë si probleme teknike, të lidhura me infrastrukturën e vjetruar, ashtu edhe humbje joteknike, ku rol luajnë edhe sistemet e vjetra të matjes.

Shqipëria ka bërë megjithatë përparim krahasuar me një dekadë më parë. Së bashku me Kosovën, është ndër vendet e pakta të rajonit ku humbjet janë ulur gjatë periudhës së analizuar.

Por përmirësimi nuk ka qenë i mjaftueshëm për të ndryshuar pozicionin e vendit: Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të humbjeve në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, në ekonomitë e tjera të rajonit humbjet janë rritur, ndërsa mesatarja e Ballkanit Perëndimor ka mbetur praktikisht e pandryshuar krahasuar me 2014-2016.

Në profilin e Shqipërisë, OECD e vlerëson performancën relative për humbjet e energjisë me 28.4 pikë kundrejt mesatares 100 të BE-së në 2023-2024, nga 23 pikë në 2014-2016. Pra, ka përmirësim, por hendeku me standardin evropiab vijon të jetë i madh.


sultanbeyli escortjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet