Liga e Kombeve: Momentet ekskluzive të supersfidës Itali-Belgjikë (FOTO LAJM)

Sot në orën 15:00 në Allianz Stadium u luajt supersfida e Ligës së Kombeve për vendin e 3-të mes Italisë dhe Belgjikës.

Skuadra e Mançinit siguroi vendin e 3 në këtë kompeticion, duke mundur 2-1 ekipin e drejtuar nga Roberto Martinez.

Golat për Axurrët u realizuan nga Barrela 46′, Berardi 65′ 11-metërsh, ndërsa Belgjika golin  e vetëm e realizoi me Kotelere 86′.

Ndërkohë, foto-reporteri i Albeu.com, Nderim Kaçelli, na sjell momentet më pikante nga Torino të cilat i gjeni më poshtë. /albeu.com/


Shtuar 10.10.2021 22:20