Lewis Hamilton dhe Serena Williams duan të bëhen bashkëpronarë të Chelsea

Piloti i famshëm i Formula 1, Lewis Hamilton dhe tenistja Serena Williams duan të bëhen bashkëpronarë të Chelsea.

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 dhe ndoshta tenistja më i mirë në histori ka vendosur t’i bashkohet një konsorciumi të udhëhequr nga ish-presidenti i Liverpool-it, Sir Martin Broughton, i cili është kandidati kryesor për të blerë Chelsean nga Roman Abramovich.

Sipas Reuters, Hamilton dhe Williams do të investojnë 10 milionë paund në këtë projekt.

Bashkë me ta, konsorciumit të Broughton iu bashkuan presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës Sebastian Coe dhe biznesmenët Josh Harris, David Blitzer dhe Vivek Ranadive.

Çmimi fillestar për shitjen e Chelseat do të jetë rreth 3 miliardë paund.


Shtuar 21.04.2022 20:45