Leverkusen-Bayern pa Kane, Xabi Alonso: E rëndësishme, por…

Bayer Leverkusen do të përballet nesër me Bayern Munich në Kupën e Gjermanisë dhe Xabi Alonso, trajneri i klubit që fitoi edicionin e fundit të kompeticionit, foli në konferencën për shtyp: “Ky turne është gjithmonë shumë i veçantë. Të luash në Mynih është ndoshta sfida më e madhe. Ne e dimë se sa e vështirë është në Allianz Arena kundër një skuadre të shkëlqyer, gjithçka mund të ndodhë: ne do të luftojmë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi”.

A prisni të shihni një ndeshje të ngjashme me atë që keni luajtur në Bundesligë?

“Do të shohim. Ndoshta do të ketë momente kur duhet të mbrohemi pak thellë, kjo është normale. Por jo për të gjithë ndeshjen, ne gjithashtu duam të luajmë mirë me topin. Bayerni është agresiv dhe bën shumë presion, ndaj duhet të jemi gati për këtë, por jo vetëm kaq, duam të japim një performancë të plotë”.

Harry Kane do të mungojë nesër, çfarë ndryshon?

“Natyrisht, Harry Kane është një lojtar i rëndësishëm, por ata kanë shumë opsione përpara me Thomas Müller, Gnabry, Olise, Tel. Ata kanë dy lojtarë për çdo pozicion, Sane dhe Olise në të djathtë, Gnabry dhe Coman në të majtë. Ata kanë Tel, Muller, Musiala”.


Shtuar 2.12.2024 21:00