Superylli i Paris Saint-Germainit, Lionel Messi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Argjentinasi është në mesin e katër futbollistëve të klubit francez që kanë dalë pozitivë në testimet për coronavirus.
Në njoftimin e PSG-së thuhet se edhe një pjesëtar i stafit është pozitiv së bashku me Messin, mbrojtësin e majtë Juan Bernat, portierin rezervë Sergio Rico dhe mesfushorin 19 vjeçar Nathan Bitumazala.
Futbollistët e përmendur nuk do të jenë në dispozicion të Mauricio Pochettinos për ndeshjen e të hënës mbrëma në kuadër të Kupës së Francës.
Paris Saint-Germaini ka një sfidë të lehtë pasi luan ndaj ekipit të ligës së tretë, Vannes.