Dy vëllezërit futbollistë, Granit dhe Taulant Xhaka padyshim që dinë si të bënë surpriza! Pa ndonjë arsye të veçantë, mesfushorët kanë surprizuar babain e tyre me një dhuratë luksoze.
Ata i kanë blerë atij një makinë të shtrenjtë të markës “Mercedes-Benz”, e këtë na e kanë treguar përmes një Instastory të postuar nga Taulanti.
“Dhurata nga unë dhe Graniti, për babin më të mirë në botë”, shkruan ai, ndërsa në foto shfaqet i ati duke testuar automjetin e ri.
Kujtojmë se Taulanti festoi pak ditë më parë 30 vjetorin, dhe urimin më të bukur, futbollisti e mori nga Graniti.
“Gjaku im, vëllaj im , më jep këshilla kur kisha nevoj e më jepje mendime e ide, jam rrit me ty, jam rrit me luana, ti je pjesa ime e dytë, se na ka ba nana, syni kurr s’të ka tremb, trupi mu ka rrënqeth në 2014 kur emri yt u përmend, rrofsh me familje e me Klevisin e kena ba krenar kejt farefisin. Gëzuar ditëlindjen,” shkruante ai.