Legjendat e futbollit që nuk kanë fituar asnjëherë Kampionatin Europian, 12 emra të mëdhenj të futbollit pa trofe

Që nga edicioni i tij i parë në vitin 1960, Kampionati Evropian është luajtur gjithsej 17 herë.

Deri në dhjetë skuadra të ndryshme kanë arritur të ngrenë së paku nga një herë trofeun më të rëndësishëm në nivel kontinental, por ka shumë nga lojtarët që konsiderohen më të mirë në botë që nuk kanë arritur të fitojnë Kampionatin Evropian me kombëtaret e tyre.

Lojtarë që kanë shënuar epoka me ekipet e tyre, edhe pse janë përpjekur për të fituar këtë trofe, nuk ia kanë arritur.

Raul Gonzalez (Spanjë)

Kapiteni i Kombëtares së Spanjës luajti në dy Kampionate Evropiane me La Rojan. E para prej tyre në vitin 2000, në Belgjikë dhe Holandë., ndërsa së dyti në Euro 2004, të mbajtur në Portugali.

Gianluigi Buffon (Itali)

Buffon konsiderohet si një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit. Karriera dhe historia e tij e mbështesin këtë. Italiani ka luajtur në katër Kampionate Evropiane dhe pesë Kupa Bote, duke arritur të fitojë në vitin 2006.

Megjithatë, në Kampionate Evropiane rezultati ka qenë shumë i ndryshëm, duke u shpallur nënkampionë në vitin 2012 që ishte arritja më e madhe.

Luis Figo (Portugali)

Portugezi luajti tre kampionate evropiane dhe dy botërore me ekipin portugez, por në asnjë nga këto kampionate Portugalia nuk e fitoi titullin kampion. Figo luajti në Euro 1996, Euro 2000 dhe Euro 2004, Në këtë të fundit ishte më afër, por humbi në finale ndaj Greqisë.

Steven Gerrard (Angli)

Legjenda e futbollit anglez ka luajtur në dy Kampionate Evropiane. Në të parën, në Euro 2000, ndërsa në të dytën në Euro 2004. Edhe pse kishte skuadra shumë të forta, ai nuk arriti të prek trofeun.

Zlatan Ibrahimovic (Suedi)

Ibrahimovic ka arritjen e pjesëmarrjes në dy Kupa Bote dhe katër Kampionatet Evropiane me skuadrën suedeze. Ai luajti në Euro 2004, Euro 2028, Euro 2012 dhe Euro 2016. Ai nuk arriti ta fitojë asnjëherë.

Francesco Totti (Itali)

Totti ka luajtur në dy Kampionate Evropiane dhe dy Kupa Bote me skuadrën italiane, por ashtu si Buffon, edhe ai ishte në prag të fitimit të një titulli, por nuk e ka fituar kurrë. Në Euro 2000, ‘Azurët’ arritën në finale, por humbën nga Franca 2-1. Mesfushori italian luajti pesë ndeshje dhe shënoi dy gola. Ai luajti edhe në Euro 2004, por Italia u eliminua në grupe.

Johan Cruyff (Holandë)

Ylli holandez ka luajtur vetëm në një Kampionat Evropian gjatë gjithë karrierës së tij. Ishte në Euro 1976 të mbajtur në Jugosllavi, ku morën pjesë vetëm katër ekipe: Gjermania Perëndimore, Çekosllovakia, Holanda dhe Jugosllavia. Në ndeshjen e gjysmëfinales humbën 3-1 nga Çekosllovakia dhe në ndeshjen që vendosi vendin e tretë dhe të katërt mundi Jugosllavinë 3-2.

David Beckham (Angli)

Legjenda e futbollit anglez ka luajtur në dy Kampionate Evropiane. Në Euro 2000 dhe Euro 2004. Në të parin u eliminua në fazën e grupeve, ndërsa në të dytin u eliminuan kundër Portugalisë me penallti në çerekfinale. Anglezi Beckham nuk shënoi asnjë gol.

Michael Ballack (Gjermani)

‘Kajzeri i vogël’ ka luajtur në tre Kampionate Evropiane. Në vitin Euro 2000, Euro 2004 dhe Euro 208. Gjermania u eliminua në fazën e grupeve në dy të part.

Në Euro 2008 të mbajtur në Austri dhe Zvicër, Gjermania arriti në finale dhe Ballack shënoi dy gola në këtë garë. Gjermanët nuk mundën të mposhtin Spanjën në finale.

Paolo Maldini (Itali)

Maldini është një ikonë në futbollin italian. Me ‘Azzurët’ ka luajtur 126 ndeshje në të cilat ka qenë kapiten në 74 prej tyre. Nën drejtimin e mbrojtjes italiane, ai luajti në tre Kampionate Evropiane dhe katër Kampionate Botërore. Ai luajti në Euro 1988, Euro 1992, Euro 1996 dhe Euro 200. AI arrit një gjysmëfinale dhe një finale.

Në Euro 2000, Italia arriti në finale, por Franca doli kampione pasi fitoi 2-1.

Frank Lampard (Angli)

Frank Lampard me Anglinë ka luajtur në Euro 2004 dh Euro 2012. Mesfushori anglez shënoi dy gola në fazën e grupeve në Euro 2004, kundër Francës dhe Kroacisë, por Anglia në çerekfinale u eliminuan nga Portugalia.

Në Euro 2012 të mbajtur në Poloni dhe Ukrainë, po ashtu Anglia u eliminua në çerekfinale, kësaj radhe nga Italia.

Pavel Nedved (Republika Çeke)

Nedved, fitues i Topit të Artë në 2003, luajti në tre Kampionate Evropiane. Euro 1996, Euro 2000 dhe Euro 2004, ishin garat e çekut magjik.

Në Euro 1996, Çeki arriti deri në finale ku humbën ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1. Në 2004, Çekia shkoi deri në gjysmëfinale ku humbën 1-0 nga Greqia, e cila në fund doli të ishte fituese. /Telegrafi/


Shtuar 28.06.2024 17:56

Tags: