Të shtunën luhet në “Olimpico” Lazio-Inter, një ndeshje ku pritet të ketë një intesitet të lartë dhe gola.
Por në repartin sulmues të Inter-it ka pikëpyetje dhe mungesa.
Lautaro kthehet të shtunën në Itali, ndërsa Correa ka një problem muskular i cili nuk dihet ende a do të jetë në gjëndje te luaj kundër ish-ekipit të tij.
Inzaghi ka në dispozicion Dzekon, Satrianon dhe në mëdyshje Lautaron sepse për këtë të fundit varet orari i zbarkimit në Milano.
Por me apo pa Lautaron dhe Correan, Inzaghi mendon të eksperimentojë duke aktivizuar në fushën e lojës pranë boshnjakut Perisiç ose Çalhanoglu-në./albeu.com