Lajmi i mirë për Milanin, UEFA dënon me dy ndeshje Griezmann

Antoine Griezmann do të jetë i përjashtuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit pasi UEFA e ka dënuar atë me dy.

Francezi u ndëshkua me të kuq në humbjen nga Liverpooli pasi e qëlloi Roberto Firminon në qafë. Atletico shpresonte që do të ishte dënim me vetëm një ndeshje për shkak se Griezmann nuk e kishte bërë një ndërhyrje të tillë me qëllim dhe nuk e kishte parë fare Firminon.

Megjithatë, “Mundo Deportivo” shkruan se UEFA e ka dënuar atë me dy ndeshje, kështu që Griezmann nuk do të jetë në formacion për duelin ndaj Milanit.

Liverpooli është i pari në krye të Grupit B dhe e ka siguruar kalimin tutje me 12 pikë. E dyta është Porto me pesë pikë, një më shumë se Atletico i vendit të tretë. Në vendin e fundit pozicionohet Milani me vetëm një pikë. /albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 18:56