Drejtuesit e Liverpool kanë vënë në krye të listës së tyre të transferimeve afrimin e një sulmuesi të krahut të djathtë, me yllin brazilian të Bournemouth, Rayan, që është shënjestruar si blerja kryesore për merkaton verore.
Gazetari David Ornstein ka zbuluar se futbollisti i Bournemouth ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, e cila hyn në fuqi gjatë verës së ardhshme.
Të lidhura
None found
Që nga ardhja e tij te “Qershitë”, talenti brazilian ka lënë gjurmë të thella, duke vijuar praktikën e suksesshme të klubit për të përfituar financiarisht nga lojtarë si Antoine Semenyo dhe Dean Huijsen.
Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola, raportohet se e ka admiruar prej kohësh lojtarin 20-vjeçar, madje edhe gjatë periudhës që Liverpool kishte shfaqur interes për të në verë.
Fakti që Rayan mund të luajë në disa role ofensive e bën atë një alternativë ideale për krahun e djathtë, teksa Liverpooli po ristrukturon skuadrën pas lamtumirës së Mohamed Salah, duke u përshtatur me blerjen e Bradley Barcola për anën e majtë.
Gjatë verës së kaluar, “Reds” theu dy herë rekordin e tyre të shpenzimeve në merkato, duke siguruar shërbimet e Florian Wirtz dhe Alexander Isak.
