Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, bëri të ditur se partia e saj pritet të ndërmarrë veprime të reja, duke nënvizuar se Kosova ka kaluar tashmë çdo afat dhe se situata kërkon reagim konkret.
Të lidhura
None found
Pak para nisjes së seancës konstituive, ajo deklaroi se vendi nuk mund të lejojë humbje të mëtejshme kohe. Sipas Musliut, hapi i ndërmarrë krijon mundësinë për rikthimin e kushtetutshmërisë.
“Kosova nuk ka kohë të humbasë. Jemi jashtë çdo afati. Ky është hapi që na mundëson kthimin e kushtetutshmërisë. Tani do t’i shihni veprimet e PDK-së”, deklaroi Musliu para mediave.
