Reagimi i Mourinhos pas analizës kritike të legjendës së Real Madridit

Real Madridi e mbylli ndeshjen e parë të aventurës së tij në Ligën e Kampionëve me triumfin 2-1 ndaj Interit. Megjithatë, paraqitja e skuadrës nuk i bindi të gjithë tifozët, pasi madrilenët shpërdoruan disa mundësi të pastra dhe në fund u përballën me vështirësi për ta mbrojtur rezultatin.

Të lidhura

None found

Raul Gonzalez, ish-legjenda e “Los Blancos”, debutoi si analist në Movistar duke komentuar sfidën mes Real Madridit dhe Interit.

“Më e rëndësishmja është se arritëm të marrim tri pikët. Ishte një përballje e vështirë, pasi Interi është një ekip me strukturë shumë të konsoliduar, ndërsa Real Madridit i munguan disa lojtarë në mesfushë.”

“Të dy golat e Madridit erdhën pas gabimeve të Interit gjatë ndërtimit të aksioneve. Pas kësaj, ne krijuam disa raste shumë të pastra. Goli i Interit solli pasiguri në minutat e fundit, por ky mbetet një rezultat i mirë për nisjen e sezonit.”

Më vonë, transmetimi u zhvendos drejtpërdrejt në “Santiago Bernabeu”, ku trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, priste të jepte analizën e tij për ndeshjen në të njëjtin kanal, raportoi Marca.

Dikush i tregoi Mourinhos komentet e Raul Gonzalezit. Trajneri portugez reagoi i irrituar, pa në drejtim të kamerës dhe u shpreh: “Nuk ishte vetëm kritikë, pasi ne bëmë edhe disa gjëra të mira”.

Mourinho, i cili në disa momente foli edhe në gjuhën italiane, vijoi më pas me vlerësimin e tij për takimin.

“Unë do ta përkufizoja më mirë si një ndeshje të çmendur. Kur një ndeshje është e mërzitshme, zakonisht vijnë shumë kritika, por kjo ishte vërtet e çmendur”.

“Ndeshja fare lehtë mund të kishte përfunduar 7-6. Mesfusha jonë nuk funksionoi mirë, ata bënë ndryshime shumë shpejt dhe unë nuk kisha shumë alternativa në qendër të fushës”, përfundoi ai.//


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis giriş