Lajme të mira nga Miami për Dybalan, Pellegrini gati për Interin

Jose Mourinho do të ketë përgjigjen përfundimtare të enjten, kur Paulo Dybala të rikthehet në Trigoria pas grumbullimit me kombëtaren argjentinase.

Sulmuesi pati një problem të vogël para ndeshjes me Atalantën dhe po ashtu edhe ndeshjen e parë me kombëtaren ndaj Hondurasit, ndërsa është stërvitur me  grupin  dhe është gati për ndeshjen e dytë me Xhamajkën.

Megjithatë, për Romën dhe teknikiun portugez vijnë lajme ngushëlluese për gjendjen e tij në kuadër të ndeshjes të së shtunës ndaj Interit në San Siro.

Lajme të mira vijnë edhe nga Pellegrini, i cili është rikuperuar dhe do të jetë gati po ashtu për ndeshjen me zikaltërit./albeu.com