Sulmuesi boshnjak i Interin, Edin Dzeko ka kaluar Covid-19 dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Inzaghi për ndeshjen e ditë së dielë përballë Lazios.
Mëngjesin e sotëm, pas tamponnit të parë negativ dhe në pritje të konfirmimit të të dytit, sulmuesi u stërvit i veçuar në Appiano Gentile.
Ditën e nesërme ai do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë gati për të dielën. r.t/albeu.com