Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim njohës me Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, Sh.S. Astrid de Vries.
Me rastin e nisjes së mandatit të saj diplomatik në Kosovë, Konjufca i përcolli ambasadores de Vries urimet për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e saj.
Të lidhura
None found
Diskutimi u përqendrua te raportet bilaterale mes Kosovës dhe Holandës, si dhe te mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Gjatë bisedës, të dyja palët ndanë qëndrime mbi nevojën për avancimin e marrëdhënieve dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Takimi u zhvillua në kuadër të komunikimit diplomatik mes Kosovës dhe Holandës, me synimin për të vijuar dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
